Çeku e pret në zyre Adelina Ismailin: Në vitet e 90-ta ishte krenaria jonë, zëri i guximit dhe i lirisë

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, priti sot në takim këngëtaren Adelina Ismaili, një ditë pas koncertit të saj jubilar që shënoi 40-vjetorin e karrierës. Çeku e uroi artisten për performancën dhe krijimtarinë e saj të gjatë, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme të kulturës shqiptare. Ai tha se Adelina e viteve…

Lajme

27/11/2025 18:10

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, priti sot në takim këngëtaren Adelina Ismaili, një ditë pas koncertit të saj jubilar që shënoi 40-vjetorin e karrierës.

Çeku e uroi artisten për performancën dhe krijimtarinë e saj të gjatë, duke e vlerësuar si një figurë të rëndësishme të kulturës shqiptare. Ai tha se Adelina e viteve ’90 ishte simbol i guximit, lirisë dhe zërit të gruas shqiptare, ndërsa sot vazhdon të mbetet diva e muzikës shqipe, transmeton lajmi.net.

Ministri e falënderoi Ismailin për kontributin e saj artistik dhe energjinë që, sipas tij, vazhdon t’i japë publikut prej dekadash.

Postimi i plotë: 

Dje, Adelina Ismaili mbajti koncertin që shënoi 40-vjetorin e karrierës së saj plot ngjyra, ndërsa sot pata nderin ta pres në zyrën time, ku e urova për punën e jashtëzakonshme që ka bërë deri më tani dhe i dëshirova vazhdimësi në krijimtari e art.
Adelina e viteve ’90 ishte krenaria jonë, zëri i guximit, i lirisë dhe i gruas shqiptare që nuk dorëzohet. Sot ajo vazhdon të mbetet diva e muzikës sonë: e fortë, e pakrahasueshme dhe po aq frymëzuese sa dikur.
Faleminderit, Adelina, për artin, kujtimet dhe energjinë që vazhdon të na dhurosh./lajmi.net/