Çeku akuzon Ramën se tentoi të mashtrojë një investitor – ky ia tregon kërkesën që iu refuzua nga Ministria e Sveçlës

Në debatin për zgjedhjet në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, akuzoi kryetarin aktual të komunës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, se nuk ia kishte dorëzuar një projekt të rëndësishëm për qytetin një investitori privat. Rama reagoi menjëherë duke e cilësuar këtë akuzë si të pavërtetë dhe para kamerave shfaqi një dokument, për të…

Lajme

03/11/2025 23:41

Në debatin për zgjedhjet në Prishtinë, kandidati i Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, akuzoi kryetarin aktual të komunës nga radhët e LDK-së, Përparim Rama, se nuk ia kishte dorëzuar një projekt të rëndësishëm për qytetin një investitori privat.

Rama reagoi menjëherë duke e cilësuar këtë akuzë si të pavërtetë dhe para kamerave shfaqi një dokument, për të cilin tha se dëshmonte bllokimin nga institucionet qendrore.

“Qe kërkesa jonë. Këto janë faktike.” – tha Rama, duke treguar një dokument përpara kamerave.

“Qysh është e mundun dikush me i besu kësaj” – tha Çeku.

“As unë nuk e kuptoj. Sepse jeni bllokues, jeni sabotues.” – iu përgjigj Rama.