‘Çekanët’ zbuten nga flakët e tytave të ‘topçinjve’ – Arsenal hap të madh drejt top katërshes
Arsenal ka marrë një fitore me vlerë të madhe në udhëtim kundër West Ham.

Sport
‘Gunners’ kanë marrë fitore me rezultat 1:2, në një udhëtim mjaft të vështirë ndaj West Ham, shkruan lajmi.net.
Skuadra e Mikel Arteta kaloi në epërsi në minutën e 38’ të takimit, me golin e shënuar nga Holding. Mbrojtësi ishte më i larti në kërcim dhe shënoi me kokë.
Por, para fundit të pjesës së parë, West Ham barazoi shifrat me anë të Bowen (45’).
Për fitoren e Arsenal, në skenë duhej të dilte përsëri një mbrojtës. Kësaj radhe, Gabriel ishte ai që shënoi me kokë, në minutën e 54’, për rezultatin 1:2.
Kjo fitore e çon Arsenalin në kuotën e 63 pikëve dhe i siguron pozitën e katërt së paku edhe për një xhiro. West Ham mbetet me 52 pikë në pozitën e shtatë në tabelë. /Lajmi.net/