Çdo qytetar që vjen në Stacion të Autobusëve në Prishtinë, mund të shfrytëzoj biletën e transportit ndërurban edhe për transport urban
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një vendim të ri që ka marrë në lidhje me transportin ndërurban dhe atë urban. Ai ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që vin me transport ndërurban në “Stacion të Autobusëve” do të mund t’i shfrytëzojnë ato bileta edhe për transport urban, shkruan…

Lajme
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar për një vendim të ri që ka marrë në lidhje me transportin ndërurban dhe atë urban.
Ai ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Kosovës që vin me transport ndërurban në “Stacion të Autobusëve” do të mund t’i shfrytëzojnë ato bileta edhe për transport urban, shkruan lajmi.net.
Rama ka thënë se ky vendim është marrë për herë të parë dhe është pjesë e reformës së transportit publik urban, që shënon një hap të madh në përmirësimin e shërbimeve publike.
Vendimi hyn në fuqi nga sot, më datë 17.03.2025.
“Ky është edhe një hap tjeter i rëndësishëm në procesin e reformës për transportin publik në Kryeqytet, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Kryeqytetit. Me këtë organizim të ri të transportit publik, Kryeqyteti do të ketë më pak vetura, më pak trafik, më pak ndotje ambientale dhe më shumë organizim dhe siguri. Bashkë, po ndërtojmë një Kryeqytet më funksional dhe më të sigurt për të gjithë”, ka shkruar Rama në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: