Katër persona dënohen me 27 vjet burgim e 5 mijë euro gjobë për grabitje në Ferizaj
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjithsej 27 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë katër persona të akuzuar për grabitje. Sipas njoftimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri shpalli fajtorë të pandehurit Xh.S., Sh.R., M.B. dhe F.G.. Xh.S. është dënuar me 10 vjet burg dhe 3,000 euro gjobë, Sh.R. me 8 vjet…

Lajme
Gjykata Themelore në Ferizaj ka dënuar me gjithsej 27 vjet burg dhe 5 mijë euro gjobë katër persona të akuzuar për grabitje.
Sipas njoftimit, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Habib Zeqiri shpalli fajtorë të pandehurit Xh.S., Sh.R., M.B. dhe F.G..
Xh.S. është dënuar me 10 vjet burg dhe 3,000 euro gjobë, Sh.R. me 8 vjet burg dhe 1,000 euro gjobë, M.B. me 6 vjet burg dhe 500 euro gjobë dhe F.G. me 3 vjet burg dhe 500 euro gjobë.
Gjykata ka bërë të ditur se palët kanë të drejtën e ankesës brenda 30 ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim.
Ankesa duhet të dorëzohet në Gjykatën e Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Ferizaj.