Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Krasniqi nga Haga shprehin ngushëllime për vdekjen e Haxhi Thaçit: Nuk kurseu asgjë për jetën dhe lirinë
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nga Haga kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit. Këtë telegram ngushëllimi e ka publikuar, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” përmes një postimi në Facebook. “Haxhi Thaçi, më shumë sesa vetëm prind i një prej themeluesve të UÇK-së…

Lajme
Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi nga Haga kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e babait të ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçit.
Këtë telegram ngushëllimi e ka publikuar, Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen Juridike të Hashim Thaçit” përmes një postimi në Facebook.
Mbrëmë është njoftuar se babai i ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka ndërruar jetë.
Ai po trajtohej prej disa muajsh në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si shkak i gjendjes së rënduar shëndetësore.
Më 13 mars, ish-presidenti Thaçi arriti që të vizitojë babain e tij në QKUK pas kërkesave të shumta që kishte bërë e që ishin refuzuar vazhdimisht.
Ai qëndroi me të rreth 4 orë, por nën masa të rrepta sigurie. Pas kthimit të tij në Hagë, tri ditë më vonë babai veçse ndërroi jetë.
Haxhi Thaçi është përkujtuar nga shumë figura të rëndësishme shqiptare, si atdhedashës e kontributdhënës për liri e pavarësi të Kosovës.
Ai është përkujtuar si babai i ish-presidentit, por edhe si vetë kontribuues i lirisë së Kosovës përmes kontributit të dhënë në kuadër të UÇK-së.
Varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet nesër në ora 15:00, në varrezat e Burojës. Ceremonia e varrimit të tij është organizuar nga Komuna e Skenderajt dhe do të nis me një akademi përkujtimore nga ora 09:00./Lajmi.net/