Çdo lëvizje e juaj po gjurmohet, ky program ju tregon gjithçka

Së fundmi është publikuar një informacion i rëndësishëm për përdorimin tonë të teknologjisë moderne. Dhe, është e rëndësishme që të gjithë ta dini këtë informacion.

Auto & Tek

06/12/2016 23:12

Gjiganti Google, përmes aplikacionit të vet “Google Map”, është duke i gjurmuar përdoruesit e celularëve të mençur kudo që shkojnë. Kompania e ka një program i cili e përdorë një pikë të kuqe në hartë për të shënuar vendin se ku një person është dhe ku kanë qenë – gjë që e bën tepër të lehtë hamendësimin se ku një individ dëshiron të shkojë.

Nuk besoni? Epo mirë, sepse ka një mënyrë për ta gjurmuar veten nëse nuk jeni të bindur. Vetëm kyçuni në llogarinë tuaj të Google duke e përdorur celularin e mençur dhe klikoni KËTU.

Në këtë sajt do të keni mundësinë t’i shihni të gjitha vendet ku keni qenë gjatë tërë ditëve.

Pavarësisht se si e modifikoni privatësinë tuaj, informacionet tuaja prapëseprapë mblidhen dhe ruhen diku nga Google.