Çdo ditë e më larg koalicionit, Mustafa ia bën me dije Kurtit se nuk e negocion postin e kryeministrit

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së partisë.

Lajme

23/08/2019 19:45

Nga aty ai i ka dërguar mesazh partisë së Albin Kurtit, Vetëvendosjes se posti i kryeministrit është i panegociueshëm, shkruan lajmi.net.

“Qëndrimi jonë është i prerë: nuk shkojmë në një koalicion parazgjedhor duke hequr dorë nga posti i kryeministrit”, ka thënë Mustafa në një konferencë për media pas mbledhjes së Këshillit të LDK-së.

Sipas tij, ata do të shohin se cili është interesi i LDK-së, në çdo situatë e më pas do të vendosin.

“Unë vlerësoj se kemi interes edhe me Vetëvendosjen ta bëjmë këtë punë. Por a kemi interes ta bëjmë në kohën e parazgjedhjeve apo pasi të kryen zgjedhjet duhet ta vlerësojmë çdo njëri veç e veç – nëse e gjejmë interesin e bëjmë – nëse jo shkojmë veç e veç në zgjedhje e kur të kryhen ato ulemi dhe flasim për bashkëqeverisje”.

Ndërkaq, sot është zgjedhur edhe Kryesia e re e partisë, teksa nesër pritet të caktohet edhe kandidati për kryeministër. /Lajmi.net/