Cazorla, ‘problem’ i ri për Arsenalin
Arsenali vazhdon të ketë telashe me lëndimet e futbollistëve. Mesfushori Santi Cazorla do të mungojë për “disa javë” për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës që i pamundësoi të luajë në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit të shtunën. Cazorla në mesjavë ishte i angazhuar në detyra ndërkombëtare me Spanjën, kurse gjiganti londinez nuk pret…

Sport
Arsenali vazhdon të ketë telashe me lëndimet e futbollistëve. Mesfushori Santi Cazorla do të mungojë për “disa javë” për shkak të një lëndimi në nyjën e këmbës që i pamundësoi të luajë në fitoren 3-1 ndaj Sunderlandit të shtunën.
Cazorla në mesjavë ishte i angazhuar në detyra ndërkombëtare me Spanjën, kurse gjiganti londinez nuk pret rikthimin e 28-vjeçarit para mesit të muajit tetor.
Ish organizatori i lojës së Villarrealit shtoi listën e brengave të menaxherit Arsene Wenger para duelit me Olympique Marseillen të mërkurën në ndeshjen e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
“Cazorla ka një problem në nyjë dhe do të mungojë për disa javë. Nuk mendoj se ai do të luaj para pushimit të ardhshëm ndërkombëtar”, deklaroi Wenger.
Mbrojtësi Per Mertesacker mungoi kundër Sunderlandit për shkak të një virusi kurse mesfushori Tomas Rosicky nuk ishte në dispozicion si rezultat i një dëmtimi në kofshë. Sulmuesi Lukas Podolski do të mungojë edhe për më tepër se një muaj.