Cavani: Ibrahimovicin do ta zëvendësoj unë

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani beson se ai mund ta mbush zbrazëtirën që e la Zlatan Ibrahimovic i lënduar, në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Chelseat. Sulmuesi suedez pësoi lëndim muskulor në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të mungojë në ndeshjen e kthimit të martën mbrëma. Tash, Cavani…

Sport

07/04/2014 14:53

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani beson se ai mund ta mbush zbrazëtirën që e la Zlatan Ibrahimovic i lënduar, në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Chelseat.

Sulmuesi suedez pësoi lëndim muskulor në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të mungojë në ndeshjen e kthimit të martën mbrëma.

Tash, Cavani shënoi ndaj Reims në mungesë të Ibras në fundjavë, ndërsa është i bindur se do të shënojë edhe në ndeshjet e ardhshme.

“Jam më i mirë para golit. Kjo është normale, sepse kjo është puna ime. Kjo është një përgjegjësi e madhe për mua”, deklaroi ish futbollisti i Napolit për L’Equipe.

PSG fitoi 3:1 në ndeshjen e parë në Parc des Princes dhe do të mundohet ta ruajë avantazhin në ndeshjen e kthimit, që luhet në Stamford Bridge.