Cavani i vendosur të largohet nga Manchester United

Edinson Cavani do të largohet nga Manchester United në fund të sezonit.

Sport

15/04/2022 10:47

Sipas Goal.com, futbollisti tashmë e ka ndarë mendjen dhe është duke kërkuar skuadër të re për ta vazhduar karrierën.

Gjatë këtij sezoni në Premier League, uruguajani nuk luajti më shumë se 12 ndeshje prej të cilave realizoi dy gola dhe një asist.

Futbollisti pati vazhdimisht probleme me lëndime të cilat ia pamundësuan ta tregojë potencialin e tij të vërtetë në “Old Trafford”. Pos kësaj, edhe rikthimi i Cristiano Ronaldos ia ka minimizuar hapësirat ish-sulmuesit të Napolit.

Juventus, Napoli e Boca Juniors kanë shprehur interesim për lojtarin dhe pikërisht njëra nga këto mund të jetë skuadra e ardhshme e sulmuesit. /Lajmi.net/