Casillas: Rudiger dhe Tchouameni do ta përforcojnë Real Madridin

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas ka folur në lidhje me transferimet e reja të klubit.

Sport

28/06/2022 16:07

Këtë merkato Real Madridi ka nënshkruar me Antonio Rudiger dhe Aurelien Tchouameni.

Ishte legjenda e Real Madridit që në një intervistë për ‘Marca’ foli për dyshen.

“Mendoj që Rudiger dhe Tchouameni do ta përforcojnë ekipin. Rudiger më duket shumë i rëndësishëm për të mbajtur një linjë të qëndrueshme në prapavijë në mënyrë që skuadra të konsolidohet”, tha Casillas, përcjell lajmi.net.

Rudiger iu bashkua madrilenëve si një lojtar i lirë, ndërsa Tchouameni kushtoi 80 milionë euro./Lajmi.net/