Casemiro: Grup shumë i vështirë, Interi skuadër e mirë

Mesfushori i Real Madridit, Casemiro që është shëruar në kohë nga COVID-19 për t'u përballur me Interin, dëshiron sërish fitore.

Sport

24/11/2020 14:34

Reali dhe Interi do përballen në kuadër të Ligës së Kampionëve dhe kanë nevojë për fitore, meqenëse renditën në pozitën tre, respektivisht katër, transmeton lajmi.net.

Braziliani e sheh grupin shumë të vështirë me Monchengladbach, Shakhtar dhe Interin.

“E dimë se jemi në grup shumë të vështirë. Shkahtar ka kualitete të larta me lojtarë brazilian”.

“Borussia ia ka dal mirë në Gjermani dhe Interi është skuadër e mirë, me traditë të fortë dhe trajner që ka ide të mira”, deklaroi ai.

Në ndeshjen e fundit, Reali fitoi me rezultat 3 – 2 në “Santiago Bernabeu”./Lajmi.net/