Carvajal i kundërpërgjigjet Pedrit: Nëse luan keq, nuk fiton pesë Liga të Kampionëve në tetë vjet

Dani Carvajal i kundërpërgjigjet deklaratës së lojtarit të Barcelonës, Pedri.

Sport

23/06/2022 20:23

Disa ditë më parë Pedri dha një deklaratë duke thënë se për disa klube rëndësi ka fitorja dhe jo mënyra se si e bëjnë.

“Disa klube janë të kënaqura vetëm me fitore, çfarëdo mënyre qoftë ajo përmes së cilës vjen fitorja. Barcelona dëshiron të fitojë por duke luajtur me topin, duke krijuar shanse, me këtë ide”, ishin fjalët e spanjollit.

Por, ishte mbrojtësi i Real Madridit i cili në një intervistë për ‘AS’, iu kundërpërgjigj atij, duke thënë së nëse luan keq nuk fiton pesë kupa evropiane në tetë vite të fundit.

“Nëse luan keq, nuk fiton pesë Liga të Kampionëve në tetë vjet”, tha Carvajal, përcjell lajmi.net.

Dani Carvajal dhe Pedri janë shokë skuadre në kombëtaren spanjolle./Lajmi.net/