Carragher: Rasti i Costas nuk ishte penallti
Ish-lojtari i Liverpoolit, Jamie Carragher i cili njihet si ekspert i futbollit, ka thënë se prekja e topit me dorë nga Diego Costa në zonën e Chelseas nuk ishte penallti, duke e shpjeguar dhe arsyen e kësaj gjëje.
Sport
Ai ka thënë se prekja e topit më dorë nga Costa nuk ishte penallti, pasi dora e tij nuk lëvizi fare dhe nuk ishte aktive.
“Në atë rast Costa nuk mund të bënte asgjë. Ai u rrëzua në fushë, nuk e lëvizi fare dorën e tij në drejtim të topit. Nuk është penallti”, tha Carragher per Sky Sports.
Përndryshe, ky incident i ndodhur vetëm disa minuta më parë në takimin Liverpool-Chelsea ka krijuar mjaft polemika nëpër media, e sidomos nëpër rrjete sociale.