Carragher nuk i kursen “thumbat” për Ronaldon: Askush s’e do më atë

Jamie Carragher nuk e ka ndërmend të ndalet së sulmuari lojtarin e Manchester United, Cristiano Ronaldo. Portugezi, ndonëse zhvilloi një sezon të mirë në rrafshin personal, ekipi i tij nuk arriti të kualifikohej për në Champions League. E gjithë kjo situatë ka prodhuar një pakënaqësi tek ai, e për rrjedhojë është duke e kërkuar largimin.…

Sport

04/08/2022 16:10

Jamie Carragher nuk e ka ndërmend të ndalet së sulmuari lojtarin e Manchester United, Cristiano Ronaldo.

Portugezi, ndonëse zhvilloi një sezon të mirë në rrafshin personal, ekipi i tij nuk arriti të kualifikohej për në Champions League.

E gjithë kjo situatë ka prodhuar një pakënaqësi tek ai, e për rrjedhojë është duke e kërkuar largimin.

Anipse u lidhën shumë skuadra si destinacione të mundshme për të, duket se të gjitha kanë hequr dorë nga ai, transmeton lajmi.net.

E, sipas legjendës së Liverpoolit, pesë herë fituesin e “Topit të Artë” nuk po e do askush.

“Gjithmonë kam menduar se ishte një nënshkrim i çuditshëm. Gjithmonë kam ndier se kjo situatë do të vinte, edhe nëse Ronaldo do të bënte mirë te United ”, theksoi fillimisht Carragher.

“Karriera e tij është zgjatur sepse ai është një profesionist i madh, por tani ai është 37 vjeç, do të jetë 38 këtë sezon. Ai është ende një golashënues i madh, por nuk është i njëjti lojtar. Mund të gaboj, por mendoj se asnjë klub tjetër në Evropë nuk e dëshiron atë”, përmbylli Carragher. /Lajmi.net/