Cardiff City interesohet për të nënshkruar me Bale

Cardiff City është e interesuar për të nënshkruar me sulmuesin Gareth Bale.

Sport

07/06/2022 23:45

Uellsiani tashmë është lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Madridin, element ky që i ka nxitur disa skuadra që ta marrin lojtarin.

Pikërisht Cardiff City është skuadra që po këmbëngul që lojtari të përfundojë te ta, transmeton lajmi.net.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e Bale, që aktualisht nuk ka dhënë ndonjë detaj në lidhje me klubin e tij të ardhshëm. /Lajmi.net/