Cara Delevingne me rol kryesor në filmin ‘Paper Towns’

Pas 'The Fault in our Stars', edhe libri 'Paper Towns' do të shëndrrohet në film dhe në rolin kryesor tanimë kemi Nat Wolff dhe befasisht modelen Cara Delevingne.

ShowBiz

17/09/2014 01:10

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të filmit ‘The Fault in our Stars’ nga libri me të njëjtin emër të autorit John Green, tani edhe bestselleri tjetër i tij menjëherë do realizohet në film.

‘Paper Towns’ është libri tjetër nga Green i cili po pëlqehet shumë nga lexuesit dhe për javë të tëra ka qëndruar në krye si libri më i shitur i javës. Tani gjithçka duket të jetë gati për të filluar edhe xhirimet e filmit dhe aktorët kryesorë janë gjetur.

Qysh nga xhirimet e filmit ‘The Fault in our Stars’, Green dhe produksioni kanë vendosur që Nat Wolff i cili ka pasur rolin e shokut të Augustus, këtu të jetë në rolin kryesor, por befasi e madhe është përzgjedhja e aktores.

Duket se supermodelja Cara Delevingne është përzgjedhur të luajë rolin e Margos, është vetë autori i librit që ka lajmëruar këtë, duke shkruar në Twitter: ‘Audicioni i Cara Delevingne na ka mahnitur të gjithëve, ajo e kupton Margon shumë mirë’.

Megjithëse ai duket të jetë i kënaqur, kritikët dhe fansat e librit nuk e kanë pritur shumë mirë këtë lajm, sidomos pasi në filmin e parë në rolin kryesor ka qenë aktorja e dashur Shailene Woodley, dhe në film ka bërë një aktrim fenomenal