Capello: Kjo ligë nuk duhet të luhet, kampioni dihet …
Fabio Capello thotë se sezoni i ri në Serie A nuk ia vlen të zhvillohet pasi është i bindur se Juventus është larg ekipeve tjera.

Sport
Fabio Capello nuk u jep asnjë shans skuadrave të tjera në Itali në luftën për t’i rrëmbyer titullin Juventusit.
Ish trajneri i “Bianconerëve” nuk sheh asnjë ekip që mund t’i rrëzojë ata në kreu.
“Ishte e kotë të luaje për titullin kundër Juventus që para se të vinte Higuain, imagjinoni tani. Gara për titullin u mbyll pa filluar!”, thekson fillimisht strategu italian.
Sipas tij tashmë bardhezinjtë janë mes katër ekipeve më të mira të Europës. “Blerja e Higuain i detyron bardhezinjtë të luftojnë për të fituar Champions League. Kishin nevojë për një futbollist të tillë dhe kanë të drejtë që investuar 95 milionë euro.
Nëse më parë synimi ishte të futeshin mes katër ekipeve më të mira të Europës, tani ia kanë dalë dhe e nisin veprimtarinë në të njëjtin nivel me Bayern, Barcelona dhe Real Madrid”, u shpreh ai.