Cannavaro trajner në Arabi
ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Real Madridit, Fabio Cannavaro, do ta ushtrojë zejen e trajnerit në Arabinë Saudite.

Sport
Cannavaro ka nënshkruar kontratë me klubin Al Nassr deri në fund të sezonit.
Lajmin për nënshkrimin e kontratës së italianit e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një postimi në twitter.
“#NFC kanë nënshkruar kontratë me Fabio Cannavaron që të jetë trajner i Al Nassr deri në fund të sezonit, urime”, thuhet në njoftimin e klubit.