Cana në Schalke 04
Mbrojtësi i Lazios, Lorik Cana është gjithnjë e më afër transferimit në Schalke 04, për 3 milionë euro.

Sport
“Martesa” midis Lorik Canës dhe Schalke 04 duket më afër se kurrë.
Sipas gazetës italiane, “Il Tempo”, bisedimet midis klubit të Lazio-s dhe atij gjerman ka nisur prej disa muajsh, ndërkohë që mesa duket edhe kapiteni i Shqipërisë e sheh si një alternativë të pranueshme.
“(Presidenti) Lotito e vlerëson të paktën 3 milionë euro dhe çështja mund të mbyllet”, shkruan e përditshmja italiane, raporton “Sportal.al”.
Kapiteni i Shqipërisë ka dhe një vit kontratë me Lazio-n, por trajneri Stefano Pioli duket se nuk e ka më në planet e tij.
Gjithsesi, portalet të shumtë francezë e shohin Canën edhe me një rikthim të mundshëm në Marseille atje ku ai ka qenë dhe kapiten.