Cana befason të gjithë tifozët e futbollit
Lorik Cana ka befasuar duke thënë se ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

Sport
Tashmë është mbyllur merkatoja verore dhe një pjesë e lojtarëve të përfaqësueses kanë ndërruar skuadër!
Ndër ata që nuk kanë zyrtarizuar ende të ardhmen e tyre është Lorik Cana. Kapiteni legjendar i Shqipërise së fundmi ka pasur disa probleme shëndetësore që nuk e kanë lejuar të jetë në formën e tij më të mirë!
Gjatë ditë së sotme në rrjetet sociale, patì një mori lajmesh rreth Canes dhe gjendjes së tij aktuale. I kontaktuar nga “Panorama Sport”, kapiteni rekordmen i Kombëtares konfirmoi se i duhen disa muaj pushim.
“Gjatë ditëve të ardhshme do të bëj një komunikatë publike rreth të ardhmes time”, deklaroi shkurtimisht Cana për gazetën, ndërsa tifozët presin me padurim të dëgjojnë atë që mbrojtësi ka për t’u thënë.