Camavinga pranon kontratën e re, do ketë një klauzolë miliardash
Eduardo Camavinga ka pranuar tashmë rinovimin e kontratës me Realin e Madridit deri në vitin 2028 me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe një rritje të klauzolës së përfundimit, e cila do të arrijë në 1 miliard euro. Marrëveshja mori formë gjatë sezonit dhe është mbyllur ditët e fundit, duke i siguruar Realit mburojën…
Sport
Eduardo Camavinga ka pranuar tashmë rinovimin e kontratës me Realin e Madridit deri në vitin 2028 me një përmirësim të ndjeshëm të pagës dhe një rritje të klauzolës së përfundimit, e cila do të arrijë në 1 miliard euro.
Marrëveshja mori formë gjatë sezonit dhe është mbyllur ditët e fundit, duke i siguruar Realit mburojën për një lojtar që ka qenë themelor në dy sezonet e fundit.
Camavinga ka bindur në çdo aspekt kështu që klubi “merengues” nuk ka hezituar për ta vendosur në shkallën e pagave që meriton.
Prillin e kaluar, Fabrizio Romano lajmëroi nisjen e negociatave që tashmë kanë kulmuar me hartimin e kontratës së re dhe që u garanton dy palëve edhe pesë vite bashkëjetesë.
Camavinga është një nga ato nënshkrime që i përgjigjet në mënyrë perfekte strategjisë së drejtuesve të Realit të Madridit.
Ashtu siç ndodhi me rinovimet e bëra verën e kaluar (Militao, Rodrygo dhe Vinicius), Reali nuk e ka shpallur ende marrëveshjen me Camavingan.
MARCA siguron se marrëveshjet e arritura me katër lojtarë do të bëhen publike këtë verë.