Calhanoglu: Nuk dua të luaj për Barcelonën
Mesfushori i Bayer Leverkusen, Hakan Calhanoglu nuk është i interesuat të transferohet në Barcelonë, ka insistuar menaxheri i tij, Bektas Dmirlas.

Sport
Hakan Calhanoglu është një prej futbollistëve kryesorë të Bayer Leverkusenit, deri më tani gjatë këtij sezoni.
Andaj, paraqitjet e tij të mira kanë bërë që ai të shndërrohet në objektiv të shumë klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Barcelonën.
Por derisa shumëkush e ëndërron, Calhanoglu duket se nuk është i interesuar të transferihet në Camp Nou.
Menaxheri i tij Bektas Demirlas, ka bërë të ditur për mediat gjermane se mesfushori nuk është i interesuar të nënshkruajë me gjigantin katalan.