Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarve për plagosjen në Lupç

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar  masa e paraburgimit  kundër katër të pandehurve  S.H, F.H, A.H, F.M, të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në plagosjen që ndodhi më 1 maj në Lupç të Podujevës. Ata po dyshohen se kanë  kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe secili veç e veç kanë kryer…

Lajme

04/05/2024 08:19

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar  masa e paraburgimit  kundër katër të pandehurve  S.H, F.H, A.H, F.M, të cilët dyshohen se ishin të përfshirë në plagosjen që ndodhi më 1 maj në Lupç të Podujevës.

Ata po dyshohen se kanë  kryer veprën penale “vrasje e rëndë në tentativë” dhe secili veç e veç kanë kryer veprën penale “mbajtja në pronësi, kontrollë ose posedim të pa autorizuar të armëve”.

Të dy palët kishin përdorë armë, thikë dhe mjete të forta, ku nga të shtënat me armë dhe nga përdorimi i thikës janë plagosur të pandehurit F.M dhe B.M.

“Gjyqtari i procedurës paraprake  ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.H, F.H, A.H, F.M dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin, paraburgimi është caktuar  në harmoni me nenin 184 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 e 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së, ndërsa refuzohet kërkesa e prokurorit për caktimin e paraburgimit për të pandehurin B.M, pasi prokurori ka hequr dorë nga kërkesa për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim të Gjykatës.

Sipas njoftimit, më 1 maj në Lupç të Poshtëm në Podujevë, të dyshuarit janë takuar në afërsi të pompes së derivateve Exfis, i kishin ndalur veturat në rrugë dhe kishin filluar të përleshen, për shkak të një mosmarrëveshje të mëhershme.