Cakolli tregon si mund të përbëhet Kuvendi nga rezultati deritanishëm: VV 48 ulëse, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se si do të jetë përbërja e Kuvendit, bazuar në rezultatin e deritanishëm. Ai ka thënë se mbeten edhe rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht që janë ende pa u procesuar. “Bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve për zgjedhjet e sotme parlamentare, kjo do…

Lajme

07/06/2026 21:41

Eugen Cakolli nga KDI ka treguar se si do të jetë përbërja e Kuvendit, bazuar në rezultatin e deritanishëm.

Ai ka thënë se mbeten edhe rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht që janë ende pa u procesuar.

“Bazuar në projeksionet aktuale të rezultateve për zgjedhjet e sotme parlamentare, kjo do të ishte përbërja e Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga jashtë vendit dhe vota me kusht mbeten ende për t’u procesuar. Bazuar në trendet e zgjedhjeve të vitit të kaluar, ato mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve”, ka thën ëCakolli.

Sipas tij, VV do të ketë 48 ulëse, PDK 24, LDK 20 dhe AAK 8.

Në legjislaturën e fundit VV i kishte 57, 22 PDK-ja, LDK 15 dhe AAK 6 ulëse. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: