Abdixhiku tejet i kënaqur me rezultatin e sotëm që është i njëjtë me atë të shkurtit: Kjo rritje është motivi më i madh që kemi sot
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas rezultatit të zgjedhjeve të sotme, është pyetur për rezultatin, i cili është i barabartë me atë të zgjedhjeve të shkurtit të 2025-tës. Ai ka thënë se janë rritur për 5% nga zgjedhjet e 28 dhjetorit. “Në klasë të pestë mësohet se 18shi është më…
Lajme
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku në një konferencë për media pas rezultatit të zgjedhjeve të sotme, është pyetur për rezultatin, i cili është i barabartë me atë të zgjedhjeve të shkurtit të 2025-tës.
Ai ka thënë se janë rritur për 5% nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Në klasë të pestë mësohet se 18shi është më i madh se 13shi. Janë 20 mandate. Me krenari më të madhe jam i lumtur që e kemi nis projektin e bashkimit. Për një muaj fushatë ky rezultat ishte i shkëlqyeshëm”, ka thënë Abdixhiku.
Ai ka thënë se meritojnë vlerësim për këtë rritje.
“Sikurse çdo parti tjetër të rriste bazën e vet sikurse ka bërë LDK-ja, besoni do të meritonte vlerësimet më të larta. Prandaj, rritja jonë është motivi më i madh që kemi sot”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/