Osmani: Ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, populli ka refuzuar përçarjen dhe e ka ribalancuar skenën politike

Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për rezultate e zgjedhjeve të sotshme. Osmani në fjalën e saj tha se ky është vetëm hapi i parë i ringritjes së LDK-së, transmeton lajmi.net. Ajo tha se populli refuzoi përçarjen dhe se rezultati i sotshëm është shpresëdhënës për…

Lajme

07/06/2026 22:36

Kandidatja për Presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një konferencë për media ka folur për rezultate e zgjedhjeve të sotshme.

Osmani në fjalën e saj tha se ky është vetëm hapi i parë i ringritjes së LDK-së, transmeton lajmi.net.

Ajo tha se populli refuzoi përçarjen dhe se rezultati i sotshëm është shpresëdhënës për LDK-në.

“Pajtohem me secilin fjalë që e tha kryetari i LDK-së. Dua të falënderoj qytetarët e Republikës së Kosovës për përkrahjen që na kanë dhënë në këto zgjedhje, përkundër kohës tepër të shkurtër që kishim në dispozicion për fushatë dhe për të prezantuar vizionin tonë, e rritën bazën elektorale të LDK-së për 34 për qind apo tani jemi në 20 mandate, apo me 5 pikë për qindje ngritje, që është rritja më e madhe cilido subjekt politikë, që ka garuar në këto zgjedhje. Natyrisht që ky është vetëm hapi i parë drejt ringritjes, kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të drejtë, edhe me shumë më shumë punë në teren dhe afër qytetarëve tanë, besoj që LDK do të vazhdoj të ringritet, në maujt dhe vitet në vijim. Dua t’i falënderoj të gjitha institucionet që kanë qenë të angazhuara sot gjatë ditës, për një organizim të rregullt dhe pa asnjë incident të procesit zgjedhor. Edhe njëherë kjo ka dëshmuar fuqinë e demokracisë në vendin tonë, edhe pse siç u pa pjesëmarrja ishte relativisht më e ulët me proceset e tjera dhe kjo është plotësisht normale, duke e ditur që qytetarët janë lodhur me procese zgjedhore dhe me kriza të pafundme që është arsyja se që nga nesër gjithë angazhimin tonë do ta fokusojmë që t’i japim vendim tonë institucione që në mënyrë urgjentisht të ndërmerren hapa që e nxjerrin Kosovën nga kriza dhe i ndihmojnë vendit që të arrij suksese si për brenda po ashtu të fuqizohet jashtë. Qytetari ka ndihmuar që përmes votës së vetë të ribalancohet skena politike, nëpërmjet votës së vetë i ka ndihmuar demokracisë dhe ka ndihmuar që të refuzohet përçarja dhe të pranohet koncepti i bashkimit si vizion. Ky është vetëm hapi i parë, hap jashtëzakonisht shpresëdhënës për ne, me punë të vazhdueshme afër qytetarëve tanë jemi jashtëzakonisht optimist. Koha e ringritjes sapo ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndalë.”, u shpreh ajo./lajmi.net/