Cakolli: Shpend e Dardan, Prishtinën e keni bërë ‘fet’, tash iu ka mbetur edhe Parlamenti

Sekretari i PDK-së në degën e Prishtinës, Bujar Cakolli ka reaguar ndaj kandidimeve të Shpend Ahmetit e Dardan Sejdiut si kandidat për deputet.

Lajme

23/05/2017 20:13

 

Ai në facebook ka thënë se Ahmeti dhe Sejdiu në Prishtinë e kanë bërë ‘fet’, kurse tash ia kanë mësy edhe Parlamentit.

“Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu! Prishtinën e bënet ‘fet’. Iu ka mbetë edhe Parlamenti Si kandidatë për deputet po na e dëshmojnë edhe njëherë se Komunen e Prishtinës e kanë eksperiment dhe shkallë për nivele qëndrore të pushtetit”, ka shkruar në facebook Bujar Cakolli.

Ai ka thënë se këta dy liderë të Prishtinës, e kryenin një punë kurse një muaj rrinin në media.

“Këtë e kanë dëshmuar edhe përgjatë viteve në udhëheqje të Komunes – një gjysmë pune e kryenin e 1 muaj rrinin nëpër media. Një kunxh e vendosnin e një sezonë silleshin rreth tij. Zatën, për këtë të fundit janë treguar të zotët. Ideale, me të do të mbeten!”, thuhet në postimin e Cakollit në facebook.

Kyretari Shpend Ahmeti, nënkryetari Dardan Sejdiu drejtorë e asamblesitë të VV-së i kanë hyrë garës për deputetë. /Lajmi.net/