Cakolli: Me kërkesën për masë të përkohshme, Presidentja paragjykoi Kuvendin

Vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani për të kërkuar masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese ka nxitur reagime në skenën politike. Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë se ky veprim, është një lloj paragjykimi i pajustifikuar juridikisht ndaj procesit parlamentar. Ai thekson se Kuvendi ka ende kohë ligjore për të arritur…

Lajme

23/07/2025 23:55

Vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani për të kërkuar masë të përkohshme nga Gjykata Kushtetuese ka nxitur reagime në skenën politike.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë se ky veprim, është një lloj paragjykimi i pajustifikuar juridikisht ndaj procesit parlamentar.

Ai thekson se Kuvendi ka ende kohë ligjore për të arritur marrëveshje për konstituimin e institucioneve deri në momentin e fundit të afatit kushtetues.

“Me kërkesën e saj për masë të përkohshme, Presidentja po paragjykon se Kuvendi nuk do të arrijë ta përmbushë detyrimin e vet. Unë besoj se kjo është një supozim i pabazuar juridikisht, sepse deputetët kanë kohë deri në minutën e fundit të së shtunës për të arritur një marrëveshje,” tha Eugen Cakolli për RTV21.