Cakolli: Kërkesa për dënim me 180 burg për ish-krerët e UÇK-së, tregon për përpjekjen për të barazuar viktimën me agresorin
Eugen Cakolli nga IKD, ka reaguar në lidhje me fjalët përfundimtare që po thuhen sot në Gjykatë Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Ai ka thënë se UÇK-ja nuk është dosje penale e as kapitull historie që mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, por është arsyeja pse sot kemi shtet dhe liri. “Deklarimet e sotme…
Lajme
Eugen Cakolli nga IKD, ka reaguar në lidhje me fjalët përfundimtare që po thuhen sot në Gjykatë Speciale për ish-krerët e UÇK-së.
Ai ka thënë se UÇK-ja nuk është dosje penale e as kapitull historie që mund të rishkruhet në një sallë gjyqi, por është arsyeja pse sot kemi shtet dhe liri.
“Deklarimet e sotme të prokurorëve dhe vetë kërkesa për gjithsej 180 vite burg ndaj atyre që në kohën më të vështirë morën përgjegjësi që pak kush do ta merrte – që afrohet me 10 ndër dënimet më të rënda me afat të caktuar që u dhanë nga Tribunali për ish-Jugosllavinë, për mijëra viktima, masakra e fushata spastrimesh etnike – tregojnë sa larg është shkuar në përpjekjen për të barazuar viktimën me agresorin dhe për ta shtrembëruar rrëfimin e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Cakolli.
Ai ka thënë se historia e kësaj lufte nuk ndryshohet nga asnjë akuzë, por është vulosur nga populli që e jetoi dhe do të mbetet e tillë edhe për ata që do ta trashëgojnë lirinë që solli ajo luftë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: