Cakolli: Flamuri shtetëror do të valojë me flamurin kombëtar më 17 shkurt 2018!
Diskutimit për Flamurin e shtetit të Kosovës në Prishtinë, iu bashkua edhe zv. ministri, Bujar Cakolli, i cili me një postim, ka theksuar se në këtë vikend nuk kishte optimizëm, por jep një rekomandim për përdorimin e flamurit.
Lajme
Ai ka shkruar se “një gjë është më se e sigurt, Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të valoj krahpërkrah me Flamurin tonë kombëtar me 17 shkurt 2018, tek rrethi në Prishtinë”.
Ja postimi i Bujar Cakollit:
Prishtina dhe qytetarët e saj shënojnë 10 vjetorin e jetës së lirë, në Shtetin e Lirë e të Pavarur. Por sot, qytetarët e lirë në Prishtinën e lirë nuk po e jetojnë festën e merituar.
E rëndë ta shohësh Prishtinën sot stisur në rutinën e vikendit të këtijë fillimshkurti pa festë, pa entuziazëm -pa asgjë!
Sido të jetë, një është e sigurt se, Prishtina në të gjitha stinët dhe kohët e saj ka pas e do të ketë njerëz që e duan e respektojnë dhe mburren me të.
Prishtinasit i kanë nderuar e do ti nderojnë perjetë Dëshmorët dhe Heronjtë tanë, dhe Festat kombëtare e shtetërore
Ku janë udhëheqësit zëfuqishëm të drejtuesve të Prishtinës?
Ku është zotimi i tyre deri në piskellimë se i vlerësojnë e respektojnë vlerat shtetërore, se kujdesen për shtet e sovranitet dhe punojnë për Bashkim?
A është kjo tashmë retorikë terse e shpërfaqur edhe në këtë 10 vjetor?
Por një gjë është më se e sigurtë, Flamuri shtetëror i Republikës së Kosovës do të valoj krahpërkrah me Flamurin tonë kombëtar me 17 shkurt 2018, tek rrethi në Prishtinë!