Cakaj takon homologun nga shteti që po paralajmëron çnjohjen e Kosovës

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, gjatë qëndrimit zyrtar në Pragë ka zhvilluar një takim pune me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Tomáš Petříček.

Lajme

14/09/2019 22:36

Cakaj ka thënë se ministri Petříček e ka konfirmuar edhe njëherë mbështetjen absolute të Çekisë për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Postimi i plotë:

Në takim u pajtuam për nevojën e shtimit të bashkëpunimit ekonomik dhe domosdoshmërinë e rritjes së ndërveprimit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të Vishegradit, veçanërisht në fushën e infrastrukturës dhe energjisë. Po ashtu, biseduam edhe për një varg masash të prekshme për të shtuar bashkëpunimin në kuadër të OSBE-së.