Cakaj takon homologun italian: Italia mbështet hapjen e menjëhershme të negociatave

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Italisë, Moavero Milanesi. Takimi është zhvilluar Trieste, në margjina të mbledhjes së Inicativës të Evropës Qendrore.

Lajme

12/06/2019 09:18

Cakaj ka shkruar në Facebook se nga ky takim me Milanesin kanë dalë katër mesazhe të rëndësishme dhe një prej tyre është mbështetja e Italisë për hapjen e menjëhershme të negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë.

Më poshtë postimi i tij i plotë:

Në margjina të mbledhjes të Inicativës të Evropës Qëndrore në Trieste, edhe një takim bilateral me Ministrin e Jashtëm të Italisë, z. Moavero Milanesi
Katër mesazhe të rëndësishme nga takimi i sotëm:
1. Shqipëria dhe Italia mbeten të përkushtuara për ta forcuar angazhimin dypalësh në të gjitha fushat e interesit të ndërsjelltë;
2. Shqipëria dhe Italia do të thellojnë bashkëpunimin e dyanshëm në shërbim të forcimit të Inicativës së Evropës Qëndrore;
3. Italia mbështet hapjen e negociatave për anëtarësim në BE menjëherë sipas rekomandimit të Komisionit Evropian;
4. Shqipëria dhe Italia do të vazhdojnë bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në kuadër të Trojkës dhe në funksion të Kryesisë Shqiptare të OSCE në 2020;

Shqipëria dhe Italia mbesin partnerë të pazëvendësueshëm strategjik dhe politik për njera-tjetrën.