Cakaj: Meritojmë hapje negociatash, kemi bërë progres

Në një senacë dëgjimore në Komisionin për Integrimin Evropian, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj foli mbi çështjen e nxehtë të çeljes së negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Evropian.

Lajme

17/09/2019 12:57

Sipas tij, kushtet e vendosura ndaj vendit tonë janë zbatuar dhe se Shqipëria është e gatshme të nisë procesin e negociimit.

“Ne meritojmë që negociatat tashmë të hapen. Kemi bërë progres”, u shpeh Cakaj.

Ministri shtoi se këtë vit është me rëndësi të angazhohet mbarë arsenali politik dhe diplomatik i vendit, me qëllim çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë.