Cahill befason me skuadrën e re

Burnley janë duke shqyrtuar mundësinë për të transferuar mbrojtësin Gary Cahill.

Sport

08/05/2019 17:16

Reprezentuesi anglez ka njoftuar se do të largohet nga Chelsea pas përfundimit të këtij sezoni, dhe do të jetë lojtar i lirë për të nënshkruar me cilëndo skuadër që kërkon shërbimet e tij.

‘The Mail’ raporton se skuadra nga Premierliga, Burnley, mund të sjellë transferojë Cahill, për t’i mundësuar qëndrimin në elitën e futbollit anglez, së paku edhe për një vit, përcjell ‘lajmi.net’.

Cahill ka qenë pjesë e Chelsea që nga viti 2012, kur ishte transferuar nga Bolton Wanderers.

Ai gjithashtu ka ndihmuar Chelsean në suksesin më të madh të klubit, triumfin në Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/