Bytyqi e Aleancës: Kush i hangër qershitë më shumë, VV’ja apo PDK’ja?
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, është deklaruar lidhur me votimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes së re të vendit. Bytyqi, ka thënë se për këtë parti primare ka qenë votimi i ligjit, ndërsa zgjedhja e presidentit ka qenë e ‘’partive tjera’’. ‘’Na kemi shku veç për ligj me votu në lexim të…
Lajme
Deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi, është deklaruar lidhur me votimin e Ligjit për Specialen dhe zgjedhjen e presidentes së re të vendit.
Bytyqi, ka thënë se për këtë parti primare ka qenë votimi i ligjit, ndërsa zgjedhja e presidentit ka qenë e ‘’partive tjera’’.
‘’Na kemi shku veç për ligj me votu në lexim të dytë, kjo u kanë çështja jonë kryesore dhe primare. Zgjedhja e presidentit ka qenë e partive tjera. Tash një mesazh dashta me ia u çu; Kush i ka hangër qershitë ma shumë, a VV’ja a PDK’ja, nuk po e dimë. Mirëpo mirë që është zgjedh, që institucionet janë të formuara’’, ka thënë ajo.
Tutje, ajo është deklaruar edhe për diskutimet se zgjedhja e presidentes është bërë jashtë afatit kushtetues, ku Bytyqi ka thënë se në ‘’momentin që hapet seanca para orës 12, nuk ka ndonjë problem’’.
‘’Si Aleancë nuk kemi pas kohë me diskutu këtë pjesë, por unë jam edhe juriste, në momente që hapet seanca para orës 12, mendoj që nuk ka ndonjë problem, kështu që çdo gjë është në rregull. Por pavarësisht asaj gjykata është aty për ta shqyrtu këtë rast’’, ka deklaruar ajo.