Bytha juj

Bytha juj hante nat' për nat' përshesh me kos. U bo bytha juj me ngrën male mishi dhe gjysmën e drekës me ja hedh qenit.

Opinion

04/07/2016 23:09

Shkruan: Edison Ypi

Bytha juj e mbyllte shtëpinë me një bravë që hapej me kaçavidë se brenda s’kishte asgjë me vjedh. Tani bytha juj ka instalu kamera jashtë e brenda shtëpisë pamjet e të cilave bytha juj i ndjek me celular nga Amerika apo Kina, apo kudo tjetër ku bytha juj ka shku për biznes ose për qef.

Bytha juj e shurdhonte bythën tuj me librat e kurvit. Bytha juj tani ka ngritur shtëpi botuese, bën promuovime me ceremonira me ujë të gazuar dhe kikirika për libra që s’lexohen edhe po të kesh durimin e derrit.

Bythën e juj e përvëlonte behari, e kallkanoste dimri. Tani bytha juj ka instaluar ngrohës korenti në banjë mos me u plevitos, dhe kondicioner në garazh.

Bytha juj mezi arrinte me tren për dhjetë orë në Pogradec. U bë bytha juj me i ra kryq e tërthor botës ku t’i doj bytha byths tuj.

Bytha juj ishit ngordhalaqa. Tani bytha juj jeni barkderra që po shkoni me u dobësu nëpër klinika të shtrenjta ku bëni sauna të nxehta dhe hiqni dhjamin me shiringa.

Drejtori i ndërmarrjes ku bytha juj bënte sikur punonte, kishte një FIAT polak shkatarraq që nuk arrinte kurrë në Elbasan sepse te Tuneli i Doktorit i digjej guarnicioni i testatës. Tani bytha juj keni nga dy makina e tre fuoristrada.

Bytha juj dergjej nëpër shtëpi si furriqe pulash që bythës juj i dukshin të mëdhaja sepse bytha juj s’kishte orendi me i mbush. Tani bytha juj keni shtëpi e vila në Itali, Francë, Angli, Amerikë.

Bytha juj mezi qepnit një palë pantallona te rrobaqepsja e lagjes me pesqint frikëra. Bytha juj tani veshjet sintetike i refuzon, dy herë një këmishë nuk e vesh, çorapet e mbathura një herë i hedh në plehra.

Bytha juj kishit nëpër shtëpia gjthsej nja tre a katër llampa elektrike sa për mos me e ngatërru natën mamin me gruan. Por bytha juj nuk ankohej atëhere nga korenti. Atëhere bytha juj thoshte korenti është drita e partisë që na vjen nga hidrocentrali i kurvit. Bytha juj për korentin ankohet tani që në shtëpi ka instaluar paisje me dhjetra kilovat.

Bytha juj ishit ca zhulsa që bythën e juj e lanit një herë në muaj me skaldabanjë, dy tuba çeliku futur te njëritjetri që nxirrte tym dhe ulurinte si tank. Tani bytha juj lahet, madje bën dhe seks, nëpër vaska me hodromasazh sa herë në ditë j’u do bytha juj.

Bytha juj pinit kafe çikorje. Bytha juj tani nuk pi kafe po s’qe mishelë e kokrrave të 35 kafeve nga 15 vende latino amerikane.

Bythës tuj s’i thoje dot gjysëm fjale se direkt të spiunonte. Tani bytha juj i jep bythës ton leksione përvjellëse pluralizmi dhe qytetarie.

Spektaklet televizive kanë ca rregulla që i ka shpikur bytha e botës për tu respektuar nga bythat e tjera. Bytha juj s’pjerdh për ato rregulla. Bytha juj nëpër spektakle nxjerr vetëm femra lakuriq që nuk merret vesh ku fillon bytha e ku mbaron cica, ku ka ikur leshi e ku është fshehur breka.

Bytha juj që e ka bërë të gjithë vendin mafie dhe e ka mbjellë të gjithë Shqipërinë me hashash, po kërkon të bëjë reformë në drejtësi. O sa për të qesh ësht bytha juj.

Bytha juj psoniste nëpër ca dyqane të qelbta ku një herë në muaj shitsja spiune që të zgjaste një cop mish apo një lugë gjalp të shihte në sy mos bëje ndonjë xhest pakënaqësie. Tani bytha juj bën shoping nëpër supermarkata ku gjen dhe blen edhe fijen e qimes së leshit të bythës së gjyshes së pellazgut i cili para mijëra vjetësh shpiku pluralizmin, institucionet, shoqërinë civile, dhe të gjitha kollajllëqet e tjera demokratike që sot i gëzon bota.

mapo 4 korrik 2016