Butrint Imeri me maskë ‘Louis Vuitton’, ky është çmimi i saj
Butrinti u fotografua me maskë të shtrenjtë.

ShowBiz
Këngëtari Butrint Imeri është ndër emrat më të pëlqyer të estradës shqiptare, shkruan lajmi.net.
Artisti së fundi vendosi të udhëtojë drejt bregdetit, teksa ndau fotografitë e para nga vendi ku po pushon.
Në imazhet që i ndau me ndjekësit, Butrinti u shfaq me maskë në fytyrë, duke respektuar masat anti-COVID.
Por, ishte pikërisht maska e tij që mori vëmendjen e fansave, ngase ishte e brendit “Louis Vuitton”.
Çmimi i kësaj maske është mjaft i lartë, ajo kushton hiç më pak se 74 euro.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Butrint Imeri është “Phantom”, ndërsa pritet që shumë shpejt të kthehet me këngë të re. /Lajmi.net/