Butoni i ri që do të lansojë Instagram

Së shpejti do të jeni në gjendje të bëni më shumë se thjesht "pëlqim" një postim për organizatën tuaj jofitimprurëse në Instagram dhe të jeni më proaktiv në bërjen e një ndryshimi në botë.

Auto & Tek

20/02/2019 17:54

TechCrunch vëren se një kërkim mbi kodet dhe imazhet e reja në aplikacionin Android të Instagram-it zbuloi një afishe “Fundraiser” që lejon përdoruesit të kërkojnë OJQ-të dhe komunitetet dhe të shtojnë një buton “Donate” – buton për donacion – për ta në ‘Insta Story’.

Ndjekësit mund të kontribuojnë vetëm përmes klikimit, transmeton lajmi.net.

Kjo nuk është një ide e re, pasi kompania e saj mëmë tashmë e kishte zbatuar funksionin në Facebook në vitin 2013 dhe, sipas disa të dhënave, deri më tani janë ofruar shuma parash për donacion prej 1 miliardë dollarë.

Një zëdhënës i Facebook u raportua të thoshte: “Ne jemi në fazat e hershme dhe jemi duke punuar shumë për ta sjellë këtë përvojë në komunitetin tonë.”, u raportua të thoshte një zëdhënës në Facebook.

“Instagram bën gjithçka për t’ju afruar me njerëz dhe gjëra që doni, dhe një pjesë e madhe e kësaj platforme po tregon përkrahje dhe vetëdijësim për komunitetet dhe shkaqet domethënëse”, deklaronte tutje ai. /Lajmi.net/