Buta jep lajmin e shumëpritur për fansat
Buta së shpejti vjen me ep të ri.

ShowBiz
Buta ka njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale, që së shpejti publikon mini-albumin e ri, shkruan lajmi.net.
Reperi bëri të ditur se ep-i me “z.Ndjenja II” do të publikohet më 5 prill në platformën muzikore Spotify.
Madje, edhe kënga me titull “Gjips” do të publikohet në YouTube e shoqëruar me videoklip, kurse iu kërkon falje fansave për pritjen.
“5 Prill del z. Ndjenja II EP n’Spotify Edhe video Gips n’Youtube. Më vjek keq për pritjen”, janë fjalët e reperit.
Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur kësaj radhe Buta. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B-zbCpAHgkF/