Burri që fiton shumë para duke e shitur ajrin (Video)

Leo De watts mendohet se ka fituar shumë para për vetën disa javë duke shitur ajër të freskët në Kinë nga Britania e Madhe.

Fun

06/02/2016 18:22

27 vjeçari, shet ajër të mbledhur nga Britania dhe e dërgon atë në qytetet si Shanghai dhe Pekin, ku të pasurit paguajnë shuma të mëdha për vetëm disa sekonda inhalacioni.

Produktete e ‘Aethaer’ përfshinë ajrin nga Somerset, Uells dhe Dorset, zona këto për të cilat thuhet se krijojnë ajrin me cilësi të ndryshme, shkruan TheIndependent, transmeton lajmi.net.

Ajri është mbledhur duke përdorur enë të mbajtura në rrjetat e improvizuara, të cilat janë mbajtur në ajër dhe larg nga zonat e ndotura – një proces që Watts e përshkruan si “bujqësi ajrit”./lajmi.net.

YouTube player