Burri ia prekë të pasmet, kështu reagon gazetarja

Një gazetare televizive ka reaguar ashpër ndaj një vrapuesi i cili i kishte prekur asaj të pasmet, gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë.

Fun

09/12/2019 16:30

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Alex Bozarjian ishte duke mbuluar një garë bamirësie në Savannah, Georgia, për një stacion televiziv lokal kur një burrë e goditi prapa.

Ajo ishte e befasuar nga një numër gjestesh të vrapuesve, por ishte e tronditur nga një marifet i njërit prej vrapuesve të shtunën.

Zonja Bozarjian e dënoi atë në Twitter, duke shkruar: ‘Atij njeriu që preku prapanicën time në transmetim direkt këtë mëngjes: Ju më dhunuat, objektivizuat dhe më vutë në siklet”.

Gazetarja tjetër, Emily Block e Florida Times-Union u përgjigj: “Kjo është e pështirë”.

Ndërsa drejtori i organizatorëve të garave Robert Wells, dënoi incidentin si “100% të papranueshëm” dhe premtoi se do të identifikonte garuesin.

Ndërkohë, disa përdorues të rrjeteve sociale dukej se kishin gjetur identitetin e një burri që përputhej, megjithëse autoritetet nuk e kanë konfirmuar nëse është ai.

YouTube player