Burri i Albulena Haxhiut me gjuhë ofenduese ndaj PDK-së, i akuzon për Listën Serbe, “harron” se vet votoi që partisë së Simiqit t’i ndahen qindra-mijëra euro

Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, ka eskaluar me gjuhë ndaj PDK-së. Ai i ka kritikuar zyrtarët e kësaj partie për Listën Serbe. Por, “zotëria i parë” ka harruar se sa ishte në KQZ kishte votuar që Listës Serbe t`i ndahen qindra mijëra euro. “Për Bedri Hamzën, Artan ahmakun dhe kotillën e PDKsë: Lista Serbe…

Lajme

09/09/2026 16:01

Alban Krasniqi, burri i Albulena Haxhiut, ka eskaluar me gjuhë ndaj PDK-së.

Ai i ka kritikuar zyrtarët e kësaj partie për Listën Serbe.

Por, “zotëria i parë” ka harruar se sa ishte në KQZ kishte votuar që Listës Serbe t`i ndahen qindra mijëra euro.

Për Bedri Hamzën, Artan ahmakun dhe kotillën e PDKsë: Lista Serbe është krijesë e Beogradit e sjellur në Kosovë përmes Hashim Thaçit”, ka shkruar Krasniqi.

Sa ishte anëtar i VV-së në KQZ, Krasniqi disa herë kishte votuar pro vendimit që Listës Serbe t`i ndahen qindra mijëra euro.

Hera e fundit që ka bërë një gjë të tillë ka qenë para dy muajve.

Në një mbledhje elektronike, më 14 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për mbështetjen e subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Në atë mbledhje dy milionë e 83 mijë euro janë ndarë për të gjitha subjektet politike parlamentare, përfshirë 156 mijë euro për Listën Serbe, të cilën partia e Albin Kurit tentonte ta pengonte të merrte pjesë në zgjedhje.

Edhe më herët, Krasniqi kishte votuar pro ndarjes se mjeteve për Listën Serbe, transmeton nacionale.

Madje, një gjë të tillë e kishte bërë edhe pas sulmit terrorist në Banjska.

Në një mbledhje në janar të vitit 2024, përfaqësuesit e VV-së në KQZ, Alban Krasniqi dhe Sami Kurteshi, kishin votuar që Liste Serbe t`i ndahen një shumë t prej 360,000 euro për Listën Serbe.