Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”. Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.…
Lajme
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprën penale “Ngacmim seksual”.
Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim të prokurorisë kompetente, ka publikuar fotografinë e personit dhe ka kërkuar nga qytetarët që të ofrojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në identifikimin e tij.
“Për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni Policinë”, thuhet në njoftim.
Qytetarët që kanë informacione mund të kontaktojnë Policinë e Kosovës në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].