Burri bën paragllajd në 1.700 m lartësi me shtrat të dhomës së gjumit

Një burrë është incizuar duke bërë një çmenduri të vërtetë: paragllajd me shtratin e dhomës së gjumit në një lartësi prej 1,700 metrash.

Fun

23/09/2020 16:49

Hasan Kaval është një pilot i paragllajdit, i cili arriti ta adaptoi shtratin e dhomës së gjumit në atë mënyrë që të qëndronte në një lartësi prej mbi një mijë metra në të, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Miqtë e Kaval-it i ndihmojnë këtij të fundit që ta shtyejnë nga një maje e shkëmbit, për t’ia mundësuar fluturimin.

Siç edhe e tregon videoja e incizuar me Go Pro-në e tij, udhëtimi shkon pa ndonjë problem.

Madje, ai para se të bie në gjumë teksa qëndron në ajër, vendos një alarm që të “zgjohet” përpara zbarkimit.

Piloti arrin të zbarkojë pa asnjë gërvishtje. /Lajmi.net/

https://www.facebook.com/DailyMail/videos/619263788755507/