Burrat e kthyer mbrëmë nga Siria janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë

Mbrëmë në Kosovë janë kthyer disa kosovarë të cilët ishin duke qëndruar në zonën e rrezikut në Siri.

Lajme

20/04/2019 10:04

Në mesnatë, nën forca të mëdha të sigurisë janë kthyer një numër i kosovarëve e që nuk dihet sa janë saktë, shkruan lajmi.net.

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri pritet që sot të dalë me detaje në lidhje me operacionin për kthimin e tyre.

Sipas burimeve të sigurta të Lajmi.net, burrat e kthyer nga Siria mbrëmë janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë.

Ndërsa sot është raportuar se të kthyerit janë dërguar në fshatin periferik të Prishtinës, Vranidoll në ish-bazën ushtarake. /Lajmi.net/