Robin Krasniqi i çeliktë ndaj Jorge Silvas

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve. Ai ishte më i mirë se portugezi pothuajse në të gjitha 10 raundet, përderisa disa herë ishte afër edhe ta nokautonte portugezin. Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për…

Lajme

05/05/2024 08:28

Robin Krasniqi ka shënuar fitore ndaj boksierit portugez Jorge Silva, në kategorinë gjysmë të rëndë.

Krasniqi triumfoi ndaj Silvas, me vendim të gjyqtarëve.

Ai ishte më i mirë se portugezi pothuajse në të gjitha 10 raundet, përderisa disa herë ishte afër edhe ta nokautonte portugezin.

Për boksierin nga Juniku kjo ishte fitorja e parë për këtë vit.

Tani Haxhi Krasniqi nga 61 meçe ka 55 fitore, ku 20 prej tyre me nokaut, krahas shtatë humbjeve.