Burim Ramadani padit deputetin e VV-së Arbër Rexhaj
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, javë më parë kishte paralajmëruar se do ta padisë deputetin e kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, pasi ky i fundit kishte thënë se Ramadani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuciqit dhe se sipas tij prej se është shkarkuar nga AKI-ja…

Lajme
Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, javë më parë kishte paralajmëruar se do ta padisë deputetin e kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Arbër Rexhaj, pasi ky i fundit kishte thënë se Ramadani mund të jetë pjesë e luftës hibride të Vuciqit dhe se sipas tij prej se është shkarkuar nga AKI-ja i duket shumë dorëlirë me inflacionet nga burimet e tij.
Për këtë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, Ramadani ka bërë të ditur se deputeti Rexhaj do të përballet me gjykatë.
“Sikurse e kam paralajmëruar, deputeti Arbër REXHAJ do të përballet në Gjykatë me shpifjet dhe fyerjet ndaj meje”, ka shkruar Ramadani.
Ai ndër të tjera ka thënë se pret që gjykata të merr vendim meritor.
“Jam i lumtur që do të përfaqësohem nga “ACCESS LAW OFFICE”, përkatësisht nga avokati Burim HALILI dhe juristja Kaltrinë HYSENI, në proces gjyqësor. Besoj që Gjykata do të merr vendim meritor”, shkroi Ramadani. /Lajmi.net/