Burgoset se shkroi “Kthehu Hitler” në Facebook

Postimi “Kthehu Hitler” në rrjetin social “Facebook”, i ka kushtuar një shtetasi të Maqedonisë dënimin me dy vite e gjysmë burg në Austri.

Fun

11/04/2016 02:10

Juria e gjykatës të qytetit Sankt Poelten, të enjten e kaluar, e shpalli të fajshëm të dënuarin për shpërndarje të propagandës naziste, që është rreptësisht e ndaluar në shumë vende evropiane.

Maqedonasi me profesion kuzhinier, është arsyetuar para gjyqit se nuk ka pasur njohuri se është duke kryer vepër penale. Ai në “Facebook” ka publikuar fotografi të ushtarëve gjermanë dhe foto të Hitlerit, shkruan “Ina”.